Një varkë me emigrantë u mbyt në brigjet e Jemenit, të paktën 49 viktima, 140 të zhdukur

Një varkë me emigrantë u mbyt në brigjet e Jemenit, të paktën 49 viktima, 140 të zhdukur

KAIRO - Në mbytjen e një varke me emigrantë në brigjet e Jemenit, të paktën 49 persona humbën jetën dhe 140 rezultojnë të zhdukur, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Refugjatët (IOM).

Varka mbante rreth 260 somalezë dhe etiopianë të cilët u nisën nga bregu verior i Somalisë në një udhëtim 320 kilometra përtej Gjirit të Adenit, por varka e tyre u mbyt të hënën në brigjet jugore të Jemenit, tha IOM në një deklaratë.

Në njoftim thuhet se kërkimet për të zhdukurit janë duke vazhduar, dhe se deri më tani janë shpëtuar 71 persona, ndër të vdekurit janë 31 gra dhe gjashtë fëmijë.