Një valë e të nxehtit përfshiu Evropën
LONDËR – Vala e të nxehtit që preku Evropën arriti kulmin, ndërsa në jug të kontinentit janë regjistruar temperatura jashtëzakonisht të larta.
Pritet që në disa pjesë të Spanjës temperaturat e larta, të shkaktuara nga “ajri shumë i nxehtë dhe i thatë” nga Afrika e Veriut, të zgjasin deri nesër, shkruan Guardian.
Ministria spanjolle e Shëndetësisë lëshoi një paralajmërim duke u kërkuar njerëzve të marrin të gjitha masat e nevojshme kundër temperaturave të larta.