Një ushtar 25-vjeçar humbi jetën në Krivolak, u sëmur gjatë një marshimi
Një ushtar profesionist njëzet e pesë vjeçar ka ndërruar jetë në poligonin Krivolak, gjatë një marshimi, pasi u sëmur.
Bëhet fjalë për një djalë me iniciale AJ, i cili ka ndërruar jetë mbrëmë në KARIL të Shkupit.
Shtabi i Përgjithshëm thotë se ushtari ishte një nga kandidatët që ndoqi kursin selektiv për batalionin e forcave speciale dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe në gjendje të shkëlqyer fizike. Krejt në përfundim të kryerjes së disiplinës së fundit të kursit selektiv, një marshim në distancë, ai u bë i sëmurë pa shenja paraprake të dukshme në orët e vona të pasdites, pas orës 18:30, pas së cilës ra pa ndjenja.
“Menjëherë me automjetin e spitalit të ushtrisë dhe i shoqëruar nga mjeku ushtarak është dërguar në objektin më të afërt shëndetësor në Shtëpinë shëndetësore në Negotinë, pas së cilës pas ekzaminimeve intervenuese me veturë spitalore është dërguar në KARIL të Shkupit. Me të mbërritur, stafi ka nisur të marrë të gjitha masat për reanimim, por pas një kohe të shkurtër është konstatuar vdekja”, njofton Shtabi i Përgjithshëm.
Do të bëhet autopsia, pas së cilës do të dihen shkaqet e vdekjes.