Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi Kretën
IRAKLION - Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur sot ishullin grek të Kretës, njofton Instituti Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC).
Tërmeti ishte në një thellësi prej 8 kilometrash, shton EMSC.
Epiqendra e tërmetit ishte 64 kilometra në juglindje të qytetit më të madh të Kretës, Heraklion.