Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se kërcënoi prokurorin në Prishtinë
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj personit i cili dyshohet se ka kërcënuar një prokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshë֝m Penal ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit M.L, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosje.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.L dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, pasi ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.07.2024 në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është kanosur një Prokuror i Shtetit.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.