Një grup kriminal ukrainas u shpërbë në Francë
PARIS – Një grup kriminal ukrainas u shpërbë në Francë dhe tre anëtarë të tij u arrestuan jo shumë larg Kanës, njoftuan sot mediat franceze.
Kreu i këtij rrjeti mafioz, i njohur si “Zalyutinski”, ndodhet në Francë që nga viti 2022, raporton Figaro.
Po vijon hetimi për vjedhjet dhe aktivitetet e tjera të kësaj organizate kriminale.