Një ekspozitë kushtuar modeles Naomi Campbell u hap në muzeun e Londrës

Një ekspozitë kushtuar modeles Naomi Campbell u hap në muzeun e Londrës

LONDËR – Një ekspozitë kushtuar modeles Naomi Campbell do të hapet këtë javë në Muzeun Victoria and Albert në Londër, e cila do të jetë ekspozita e parë e këtij lloji kushtuar një modeli të vetëm.

Ekspozita “Naomi: In Fashion” shikon karrierën e një prej modeleve më të njohura, përmes krijimeve që ka veshur, por edhe përmes ndikimit të saj në modë dhe aktivizëm, transmeton Reuters.

Ekspozita, e cila do të hapet për publikun të shtunën, përmban fustane dhe këpucë magjepsëse të veshura nga Campbell, si dhe fotot e saj të modës dhe kopertinat e revistave. Kurator i ekspozitës do të jetë ish-redaktori i British Vogue, Edward Enninful.