Një barazim mes Kilit dhe Perusë në Kupën e Amerikës

Një barazim mes Kilit dhe Perusë në Kupën e Amerikës

ARLINGTON - Skuadrat e futbollit të Kilit dhe Perusë kanë luajtur mbrëmë në Arlington pa fitues, 0:0 në ndeshjen e xhiros së parë të grupit A në Kupën e Amerikës.

Rastin më të mirë të ndeshjes e humbi sulmuesi kilian Alexis Sanchez, teksa në minutën e 16-të kaloi topin mbi portë nga pesë metra.

Portieri i Kilit, Claudio Bravo, me 41 vjeç e 69 ditë, u bë lojtari më i vjetër që ka luajtur në Kupën e Amerikës.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Argjentina, kampione në fuqi, mundi Kanadanë me rezultat 2:0.