Nga sot në Britaninë e Madhe qarkullojnë kartëmonedha me imazhin e mbretit Charles III

Nga sot në Britaninë e Madhe qarkullojnë kartëmonedha me imazhin e mbretit Charles III

LONDËR – Banka Qendrore e Britanisë së Madhe do të vërë sot në qarkullim kartëmonedhat me imazhin e mbretit Charles III, duke e bërë atë figurën e dytë mbretërore që ka imazhin e tij në para, pas nënës së tij Elizabeth II.

"Ky është një moment historik, sepse kjo është hera e parë që ne kemi ndryshuar sovranin në kartëmonedha," tha Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Charles.

Ndërsa ish-Mbretëresha është paraqitur në kartëmonedhën 1 £ që nga viti 1960, Mbreti Charles do të shfaqet në kartëmonedhat 5, 10, 20 dhe 50 £.