Nepal: Shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje dheu, duke vrarë të paktën 11 persona

Nepal: Shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje dheu, duke vrarë të paktën 11 persona

KATHMANDU - Të paktën 11 persona humbën jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve pas shirave të dendur në Nepal në 36 orët e fundit.

Në spitale ndodhen 12 të plagosur, ndërsa tetë të zhdukur.

Autostradat kryesore janë të bllokuara dhe shpëtimtarët po përpiqen të zhbllokojnë rrugët, tha zëdhënësi i policisë nepaleze Dan Bahadur Karki, siç raportohet nga Reuters.