Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane, Elizabeth Allen e cila po qëndron për vizitë në Kosovë, ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit në një postim në “X”, Allen u shpreh se pati një diskutim gjithëpërfshirës me kryeministrin Kurti.

Ajo u shpreh se Kosova i takon BE-së dhe në NATO-s.

“Mirënjohje për diskutimin e dobishëm me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kosova i takon BE-së dhe NATO-s”, tha Allen.

Nënsekretarja amerikane përmendi edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku kërkoi zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura mes të dyja palëve.

“Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë bërë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Allen.

Allen para takimit me Kurtin është takuar me presidenten Vjosa Osmani, ku kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi kundër manipulimit të informacionit nga jashtë.