Nën kërcënimin e armës, grabitet një shtetas i huaj në Prishtinë

Nën kërcënimin e armës, grabitet një shtetas i huaj në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën,  në Prishtinë, një shtetas i huaj ka raportuar se një person i dyshuar, i panjohur ka ekspozuar një armë zjarri duke i kërkuar të gjitha gjësendet që i kishte me vete dhe duke i marrë para të gatshme dhe disa gjësende tjera.

Policia, përmes raportit 24 orësh, njofton se nuk raportohet për lëndime, në vendin e ngjarjes  kanë dalë njësitë relevante policore.

“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.