Musliu-Shoshi tallet me qeverinë për “meritat” e heqjes së vizave të Kosovës nga Tajlanda
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka ironizuar me meritat e marra nga Qeveria e Kosovës për heqjen e vizave nga shteti i Tajlandës.
“Shumë më shpejtë kanë bërë njoftim që janë heq vizat e Tajlandës për Kosovën avio-kompanitë sesa Donika e Albini!
Tajlanda ka nevojë për më shumë turistë dhe ka bërë ndryshim të politikave siç është heqja e vizave për shumë shtete e në mesin e tyre (93) është edhe Kosova!
Për sukses, koncentronu më shumë te ‘tigrat prej letre’ e siguroni ndonjë njohje a anëtarësim se mashtrimi s’po iu ecë” shkruan Musliu-Shoshi në reagim.