Moti në Shqipëri me kthjellime dhe vranësira, temperaturat me rënie
Rrymat ajrore të freskëta atlantike po ndikojnë Mesdhe duke sjellë rënie të lehtë të temperaturave në territorin e Shqipërisë .
Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime në bregdet, vranësira me reshje shiu me stuhi në zonat lindore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 16/29°C
- Zonat e ulëta 18/35°C
- Zonat bregdetare 22/35°C