Morata: Asgjë nuk është e pamundur në futboll, mund të largohem nga Atletico

Morata: Asgjë nuk është e pamundur në futboll, mund të largohem nga Atletico

MADRID – Futbollisti i Atléticos dhe kapiteni i kombëtares spanjolle, Alvaro Morata, ka bërë të ditur mundësinë e largimit nga klubi madrilen deri në fund të merkatos së verës.

Morata (31) ka qenë anëtar i Atléticos që nga viti 2019 dhe nga viti 2020 deri në 2022 ka luajtur në formë huazimi te Juventusi. Përveç Atléticos dhe Juventusit, ai luajti edhe për Chelsea dhe Real.

"Asgjë nuk është e pamundur në futboll. Unë do të doja të qëndroja, por është e vështirë për mua sepse jam objektiv i kritikave në Spanjë", tha Morata, sipas mediave spanjolle.