Mogadishu: Pesë persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një makine bombë
MOGADISHU - Një makinë bombë shpërtheu përpara një restoranti në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, duke vrarë pesë dhe plagosur 20 persona, tha sot policia, duke fajësuar për sulmin rebelët islamikë.
Në shpërthimin që ndodhi të dielën në mbrëmje, 10 makina u shkatërruan dhe disa ndërtesa u dëmtuan në një lagje të mirëmbajtur pranë pallatit presidencial, raporton Reuters.
Agjencia tha se militantët e Al-Shabaab morën përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se objektivi ishte një vend ku anëtarët e shërbimeve të sigurisë dhe punonjësit e qeverisë takohen natën.