Ministria rumune e Mbrojtjes kundërshton dërgimin e sistemit "Patriot" në Ukrainë

Ministria rumune e Mbrojtjes kundërshton dërgimin e sistemit "Patriot" në Ukrainë

BUKURESHT - Këshilli i Lartë Rumun për Mbrojtjen Kombëtare duhet të vendosë sot nëse do të dërgojë sistemin raketor amerikan kundërajror "Patriot" në Ukrainë, megjithëse Ministria e Mbrojtjes rumune deklaroi se tani nuk është koha më e mirë për të.

Presidenti rumun Klaus Iohannis ka marrë një raport nga Ministria e Mbrojtjes ku thuhet se tani nuk është koha e duhur për të dërguar sistemin "Patriot" në Ukrainë, transmeton "Euraktiv".

Megjithatë, vendimi përfundimtar i takon Këshillit të Mbrojtjes Kombëtare, i kryesuar nga Iohannis.