Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Jemi vetëm pak orë nga një nga ndeshjet më të rëndësishme të peshave të rënda në historinë e fundit të boksit. Sot (e shtunë) mbrëma, në Riad, Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të shkojnë ‘kokë më kokë’ për të vendosur se kush do të kurorëzohet mbreti i padiskutueshëm i divizionit.

Gara pritet të jetë jashtëzakonisht e ngushtë. Shanset e basteve e kanë treguar këtë. Fury është aktualisht një favorit shumë i lehtë dhe shanset e tij kanë rënie modeste gjatë javëve të fundit.

Ndërsa fansat analizojnë luftën, një legjendë boksi ka dalë për të dhënë mendimin e tij për këtë meç.

Legjenda amerikane e boksit, Mike Tyson po mbështet anglezin Fury për të fituar luftën ndaj ukrainasit Usyk.

“Mendoj se ai është luftëtari më i mirë në botë, veçanërisht në kategorinë e peshave të rënda”, ka thënë Tyson.

Tyson di shumë gjëra për luftimet në peshat e rënda, kështu që ai mund të jetë pak i njëanshëm kur thotë se ai mendon se Fury është boksieri më i mirë në botë.

Amerikani tha gjithashtu se Fury kishte një “natë të keqe” kur u rrëzua nga Francis Ngannou, por ai nuk mendon se kjo do të ndikojë kundër Usyk.

57-vjeçari ndërkohë po përgatitet për luftën e tij. Ai do të përballet me Jake Paul në muajin korrik, tre vjet e gjysmë pas ndeshjes së tij të fundit ‘miqësore’.