Mijëra demonstrues pro-palestinezë u mblodhën për një protestë në Londër
LONDËR - Mijëra demonstrues pro-palestinezë u mblodhën sot në një protestë në qendër të Londrës përpara Parlamentit Britanik në fund të marshimit drejt Gazës, duke bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës.
Demonstruesit valëvitën flamuj palestinezë dhe brohoritën, "Fund gjenocidit" dhe "Palestinë e lirë", raportoi The Times of Israel.
Protesta u organizua nga Fushata e Solidaritetit të Palestinës (PSC).