Mickovski: Serbia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Turqia po dërgojnë ndihmë për shuarjen e zjarreve

Mickovski: Serbia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Turqia po dërgojnë ndihmë për shuarjen e zjarreve

SHKUP - Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar sot se ndihma për shuarjen e zjarreve do të arrijë në atë vend nga Serbia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Turqia.

“Po luftojmë një zjarr të shkaktuar nga vala e të nxehtit. Jemi në komunikim intensiv me disa shtete mike nga të cilat presim ndihmë në shuarjen e zjarreve në kuadër të mundësive të tyre”, ka shkruar Mickoski në Facebook.

Ai po ashtu përkujtoi se ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, ai i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timço Mucunski si dhe ai i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski janë në komunikim të vazhdueshëm me kolegët e tyre nga vendet e përmendura.