Meksikë: Një ballkon në një klub nate u shemb - dy persona humbën jetën dhe 15 u plagosën
MEXICO CITY - Dy persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën kur një ballkon u shemb në një klub nate në qytetin meksikan të Sant Luis Potosi, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes Civile të Meksikës (CEPC).
Aksidenti ka ndodhur në klubin e natës Rich në qendrën tregtare lokale Altus, raporton e përditshmja meksikane Milenio.
Raportohet se klubi nuk kishte leje adekuate për të funksionuar dhe se drejtori i qendrës tregtare, Mauricio Ordaz Flores, deklaroi se Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes Civile kreu një inspektim më 15 mars dhe konstatoi se klubi nuk përmbushte standardet e sigurisë.