Më shumë se 52,000 ushtarë ukrainas u trajnuan si pjesë e ndihmës së BE-së për Ukrainën
KYIV - Më shumë se 52,000 ushtarë, rreshterë dhe oficerë ukrainas kanë kaluar trajnime në kuadër të Misionit të Ndihmës Ushtarake të BE-së për Mbështetjen e Ukrainës (EUMAM), njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës për Integrimin Evropian Oleksandr Balanuca dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shtabit Ushtarak të BE-së, gjenerallejtënant Michiel van der Laan theksuan, siç raportohet, nevojën që ai mision të vazhdojë, raportoi Ukrinform.
Balanuca tha se Forcat e Armatosura të Ukrainës aktualisht janë duke formuar brigada të reja, ndaj ka nevojë për trajnim cilësor ushtarak.