Mbi 150,000 njerëz u evakuuan në Kinë në pritje të tajfunit Gaemi
Pekin - Provinca lindore kineze e Fujian ka evakuuar mbi 150,000 banorë për shkak të ndikimit të pritshëm të tajfunit Gaemi, njoftuan sot autoritetet.
73 linja tragetesh pasagjerësh janë pezulluar dhe 97 fluturime janë anuluar, raporton Xinhua.
Më shumë se 29,000 njerëz që punonin në gomonen e peshkimit u strehuan në breg, 733 anije peshkimi u kthyen në porte dhe rreth 3,200 njerëz u evakuuan në breg nga anijet, tha zyra provinciale e kontrollit të përmbytjeve.