Manchester City i ofron vazhdimin e kontratës anglezit Phil Foden
LONDËR – Drejtuesit e Manchester Cityt planifikojnë t’i ofrojnë vazhdim të kontratës përfaqësuesit anglez të futbollit Phil Foden edhe për gjashtë vite të tjera, raportojnë mediat britanike.
Foden, 24 vjeç, ka një kontratë me Manchester Cityn deri në qershor 2027 dhe aktualisht fiton 200,000 funte në javë.
Drejtuesit e Manchester Cityt janë të kënaqur me paraqitjet e përfaqësuesit anglez, për këtë arsye planifikojnë t'i ofrojnë një kontratë të re, sipas së cilës Foden do të kishte një pagë javore prej 375 mijë funte. Kontrata duhet të nënshkruhet pas Kampionatit Evropian në Gjermani.