Maguire i tronditur nga vendimi i Ten Haag
Futbollisti anglez Harry Maguire nuk është më në planet e trajnerit të Manchester United për sezonin e ardhshëm.
Maguire është i befasuar me vendimin e trajnerit Eric ten Haag, i cili ka marrë garanci se do të mbetet në skuadër duke pasur parasysh se ishte i lënduar dhe për këtë shkak nuk mund të luante për kombëtaren e Anglisë në EURO.
“Të jem i sinqertë, gjithçka që kam dëgjuar është se jam në planet për të ardhmen në Manchester United”, tha Maguire, përpara se të shtonte:
“Jam gati të luftoj për trofetë më të mëdhenj te Manchester United”.
Toperi anglez ka ende një kontratë të vlefshme me Djajtë e Kuq, por tani pyetja e madhe është nëse ai do të jetë në planet për sezonin e ri të Premierligës.