Lojtarët e Portugalisë mposhtën Turqinë dhe siguruan vendin e parë në grupin F
DORTMUND – Lojtarët e Portugalisë e mposhtën Turqinë me rezultat 3:0 në ndeshjen e xhiros së dytë të Kampionatit Evropian, duke siguruar kështu vendin në 1/8 dhe vendin e parë në grupin F.
Bernardo Silva i “filloi” turqit në Dortmund me një gol nga dhjetë metra në minutën e 21-të dhe në minutën e 28-të është parë goli më i çuditshëm në Kampionatin Evropian deri më tani. Mbrojtësi turk Samet Akajdin ka dashur t'ia kthejë topin portierit, por nuk ka parë që Altaj Bayindir të ketë shkuar larg portës, ndaj topi ka përfunduar prapa vijës së portës për epërsinë 2:0 të Portugalisë.
Të gjitha dilemat për fituesin u zgjidhën në minutën e 56-të, kur pas një kundërsulmi, Cristiano Ronaldo pa egoizëm pasoi te Bruno Fernandes dhe kapiteni i Manchester United e dërgoi topin lehtësisht në portën e zbrazët.