Kurti uron homologun britanik: Presim bashkëpunim
Kryeministri Albin Kurti ka uruar homologun e tij të ri britanik, Keir Starmer, për fitoren në zgjedhje dhe postin e ri.
“Urime për Keir Starmer Partisë Laburiste për fitoren dërrmuese historike mbrëmjen e djeshme. Ju dëshirojmë gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit dhe mezi presim për bashkëpunim”, ka shkruar Kurti në X.
Keir Starmer është emëruar zyrtarisht si kryeministër nga Mbreti Charles në Buckingham Palace pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të djeshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka mbajtur fjalimin e tij të parë si shef i Qeverisë, pasi u emërua edhe zyrtarisht nga Mbreti Charles III.
Gjatë fjalimit të tij jashtë Downing Street, Starmer tha se puna është urgjente dhe ajo do të fillojë qysh sot, raporton The Guardian.
">
Congratulations to @Keir_Starmer and @UKLabour on the historic landslide victory last evening. We wish you all the best in leading the country and look forward to collaborating. — Albin Kurti (@albinkurti) July 5, 2024