Kurti: Në tri vjet qeverisje janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore, më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur restaturimet në trashëgiminë kulturore përgjatë qeverisjes së tij. Po ashtu, Kurti ka publikuar edhe fotografi të ndryshme nga restaurimet por edhe nga ato ku po vazhdohen punimet.
“Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë — trefish më i lartë sesa në vitin 2021”, shkroi Kurti.
Në tri vjet qeverisje, thotë ai, “janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore — më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë”.
“E puna po vazhdon. Përditë”, shkroi Kurti.
Postimi i plotë i kryeministrit Albin Kurti në Facebook:
Në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në:
Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës
Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj
Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX
Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës
Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë
Muzeun e Hidroelektranës në Prizren
Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX
Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti
Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.
Ndërkaq punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në:
Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë
Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova
Shtëpitë tradicionale të Janjevës
Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII
Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII
Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan
Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800
Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880
Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit
Shtëpinë e familjes Munik në Prizren
Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit
Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren
ishën Katolike në Ferizaj
Xhaminë në Turbohovc të Istogut
Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës
Postën e Vjetër në Mitrovicë.