Kryeministrja daneze Mette Frederiksen pësoi një ndrydhje në qafë në sulmin e djeshëm

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen pësoi një ndrydhje në qafë në sulmin e djeshëm

KOPENHAGEN - Zyra e kryeministrit danez Metta Frederiksen njoftoi sot se qafa e saj ishte ndrydhur pasi u sulmua nga një burrë në qendër të Kopenhagës të premten.

Frederiksen-it në aktivitetet e sotme i është anuluar pjesëmarrja dhe sipas zyrës së saj ajo është tronditur nga sulmi, por në gjendje të mirë, transmeton portali BT.

Frederiksen u sulmua të premten në sheshin Kultorvet të Kopenhagës, kur sulmuesi e shtyu atë teksa kalonin pranë njëri-tjetrit.

Kryeministri u sulmua nga një 39-vjeçar dhe sot në orën 13:00 pritet të dëgjohet në gjykatën e Kopenhagës.