Krerët e diplomacisë së BE-së nesër në Luksemburg për Ballkanin Perëndimor
LUKSEMBURG - Nesër në Luksemburg do të mbahet takimi i ministrave të jashtëm të BE-së, ku ndër të tjera do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor.
Siç thuhet në njoftimin e Këshillit të BE-së, gjatë takimit do të shkëmbehen mendime për Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e ministrave të Punëve të Jashtme të Serbisë, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe thirrur të Kosovës.
Mbledhja e Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme do të drejtohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borej.