Koreja e Veriut thirri një takim kyç pas vizitës së Putinit

Koreja e Veriut thirri një takim kyç pas vizitës së Putinit

SEUL - Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un filloi sot një takim kyç të partisë në pushtet të vendit, pak më shumë se një javë pasi Pheniani dhe Moska përfunduan një marrëveshje për mbrojtjen ushtarake.

Në mbledhjen e 10-të plenare të Komitetit të 8-të Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë, e cila u mbajt sot, u miratuan pesë pika të rendit të ditës, njoftoi Reuters.

Takimi u kryesua nga Kim Jong Un për të rishikuar punën e bërë në gjysmën e parë të vitit dhe për të gjetur një zgjidhje për një sërë çështjesh urgjente.