Koncertet e Taylor Swift do të sjellin 700,000 fansa të saj në Londër
LONDËR - Këngëtarja e njohur Taylor Swift do të mbajë tetë koncerte në stadiumin Wembley të Londrës dhe për këtë rast pritet të mbërrijnë gjithsej 700 mijë fansa të saj, njoftoi zyra e kryebashkiakut të Londrës.
Priten të ardhura prej 379 milionë dollarësh dhe qyteti ka nxjerrë një hartë të ridizajnuar posaçërisht të metrosë së Londrës për këtë rast, raportoi Reuters.
Bëhet e ditur se fansat e saj shpenzojnë shumë për veshje dhe aksesorë me gaz, si dhe në udhëtime ku e ndjekin këngëtaren 34-vjeçare.
Turneu euroaziatik i Swift ka ndihmuar ekonomitë lokale që kur këngëtarja e nisi atë në SHBA vitin e kaluar, sipas Reuters.
Me rastin e koncerteve të këngëtares, autoritetet e qytetit publikuan një "version Taylor" të hartës së metrosë së Londrës, me emrat e disa stacioneve të ndryshuara dhe të emërtuara sipas hiteve të saj.
Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, me këtë rast ka publikuar një fotografi të tij në rrjetin social X në të cilën ka zbuluar një mural me imazhin e këngëtares para stadiumit Wembley. Ai deklaroi se koncertet e saj pritet t'i sjellin qytetit të ardhura prej 300 milionë paund.