Katër persona kanë humbur jetën nga një përmbytje në Kinë
FUZHOU - Katër persona humbën jetën në përmbytjet e shkaktuara nga shiu i madh që goditi qarkun Shanghang në provincën Fujian të Kinës Lindore, njoftuan sot autoritetet lokale.
Nga e diela deri të hënën, 15 komuna në qark përjetuan reshje 24-orëshe që tejkaluan të gjitha rekordet e mëparshme, tha selia lokale e kontrollit të përmbytjeve dhe thatësirës, raportoi Xinhua.
Sipas statistikave paraprake, deri të martën nga përmbytjet në qarkun e përmendur janë prekur 66.498 persona.