Kapen 320 kg kokainë, kishin destinacion Shqipërinë, ishte e fshehur në konteinerin me karkaleca
Gjithsej 320 kilogramë kokainë brenda dy kontejnerëve që transportonin karkaleca nga Amerika Latine janë gjetur nga oficerët e portit në portin e Pireut.
Sipas SKAI destinacioni final ishte Shqipëria, prej nga do të bëhej shpërndarja drejt vendeve të Europës.
Policia ka arrestuar 3 persona dhe një grek, ndërkohë njeri prej tyre ishte ne kërkim prej 2017. Ai ishte i përfshirë në një rast tjetër droge pasi u arrestua për prodhimin e pilulave kaptagon të cilat njihen si droga xhihadiste.
Personat e arrestuar janë Jasona Mërkuri 54 vjeç, Aleksandër Mërkuri 45 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjeç dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjeç./Shqiptarja/