Ka nisur një turne privat në Akropol me një çmim prej 5000 euro
ATHINË – Ministria greke e Kulturës nisi një turne privat me guidë në shenjtëroren e lashtë të Akropolit me një çmim prej 5000 euro.
Turistët e parë që përdorën këtë shërbim ishin një çift nga Rusia të shtunën, më 29 qershor, raporton Reuters.
Ky shërbim do të jetë i disponueshëm nga data 1 prill deri më 31 tetor, çdo të martë, të premte dhe të shtunë, nga ora shtatë deri në nëntë në mëngjes dhe nga ora 20 deri në 22:00.