Juve zbret çmimin për Chiesa-n
Juventusi raportohet se ka zbritur çmimin për shitjen e sulmuesit të tyre, Federico Chiesa-s.
Sulmuesi italian duket se gjatë kësaj verë, do të largohet nga Torino.
‘Zonja e Vjetër’ fillimisht kishte kërkuar rreth 30 milionë euro, por sipas medieve italiane, torinezët tashmë janë të gatshëm të shesin lojtarin për 15 milionë euro.
Reprezentuesi i Italisë, është duke u monitoruar nga disa klube të njohura evropiane, por deri tani ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare për lojtarin.
“Juventus tani po kërkon 15 milion euro për shitjen e Chiesa, jo më 25-30 milion euro si një muaj më parë”, shkruajnë mediet italiane.