Justin Bieber këndoi në festën e një miliarderi indian, fitoi një shumë marramendëse për disa këngë

Justin Bieber këndoi në festën e një miliarderi indian, fitoi një shumë marramendëse për disa këngë

Justin Bieber ishte i ftuar në ceremoninë e martesës së Anant Ambanit, djalit të njeriut më të pasur të Azisë dhe partneres së tij, Radhika Merchant.

Këngëtari performoi në Mumbai përballë elitës indiane dhe performoi hitet e tij më të mëdha duke përfshirë “Baby”, “Sorry” dhe “Peaches”, si dhe ka shpërndarë disa video nga festa luksoze në profilin e tij në Instagram.

Sipas mediave indiane, Justin ka marrë nëntë milionë euro për këtë performancë, që janë shumë më tepër para sesa merr zakonisht për shfaqjet në evente private.

Ndryshe, për shfaqje të tilla i paguajnë nga 2.5 deri në 5 milionë euro.

Anant dhe Radhika do të martohen më 12 korrik dhe muajt e fundit janë organizuar festa luksoze për të shënuar ditën e tyre të veçantë.

Para dasmës, ai do të sjellë Drake, Adele dhe Lana Del Rey për të ftuarit e tij.

Pak muaj më parë, Rihanna performoi në një nga ceremonitë, e ndjekur nga Katy Perry, Backstreet Boys, Pitbull dhe Andrea Bocelli.