Joseph Biden do të mbrojë bashkëshortët e shtetasve amerikanë pa dokumente nga dëbimi
UASHINGTON - Presidenti amerikan Joseph Biden është gati të shpallë një vendim të ri që do të mbrojë qindra mijëra bashkëshortë të qytetarëve amerikanë pa dokumente nga dëbimi, thanë zyrtarët amerikanë.
Vendimi do të zbatohet për ata që kanë jetuar në SHBA për të paktën 10 vjet dhe do t'i lejojë ata të punojnë legalisht, raportoi BBC.
Ata që plotësojnë kushtet do të kenë tre vjet kohë për të aplikuar për qëndrim të përhershëm në SHBA dhe do të kenë të drejtë për një leje pune trevjeçare dhe do të mund të aplikojnë deri në fund të verës.