Jens Stoltenberg: Letonia është një anëtare e rëndësishme e NATO-s që ofron mbështetje të fortë për Ukrainën
RIGA - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin letonez Edgars Rinkevičs në Riga se Letonia është një "anëtare e rëndësishme e Aleancës së Atlantikut të Veriut" që ofron mbështetje të fortë ushtarake për Ukrainën.
"NATO ka forcën, burimet, aftësitë dhe vullnetin politik për të mbrojtur çdo aleat. Detyra më urgjente, natyrisht, është të ofrojë mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme. Prandaj, pres që aleatët të bien dakord që NATO duhet të jetë në në krye të ofrimit të ndihmës për sigurinë dhe trajnimit ushtarak në Ukrainë dhe për të rënë dakord për ndihmën financiare afatgjatë për Ukrainën”, tha Stoltenberg.
Ai kujtoi se aleatët e NATO-s tashmë ofrojnë 99 për qind të mbështetjes ushtarake për Ukrainën dhe apeloi për një koordinim më të madh midis vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut për të parandaluar ndërprerjet dhe vonesat që ndodhën gjatë dimrit të kaluar.