Izraeli e qortoi ambasadorin armen për njohjen e Palestinës

Izraeli e qortoi ambasadorin armen për njohjen e Palestinës

TEL AVIV - Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit njoftoi sot se ka shprehur një "kundërshtim të fortë" ndaj ambasadorit armen lidhur me njoftimin e vendit të tij se do të njohë Palestinën si shtet, raporton Times of Israel.

Armenia është vendi i fundit që ka bërë një njoftim të tillë që kur lufta e Izraelit kundër Hamasit filloi pas sulmit të grupit terrorist më 7 tetor.

Para saj, Palestina ishte njohur nga Sllovenia, Irlanda, Spanja dhe Norvegjia.