Ish-drejtori i CIA-s: Perëndimi duhet të kuptojë se Putini do të hyjë në luftë me NATO-n nëse fiton në Ukrainë
UASHINGTON - Ish-drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) David Petraeus paralajmëroi sot vendet perëndimore të zgjohen sepse presidenti rus Vladimir Putin do të hyjë në luftë me NATO-n nëse fiton luftën në Ukrainë.
"Ai ishte shumë i qartë dhe mendoj se është e qartë, duke parë prapa, se ne duhet ta kishim dëgjuar atë individ (Putin). Ai po na tregon atë që beson," tha Petraeus në një intervistë për The Sun.
Për të mposhtur Putinin, theksoi Petraeus, Perëndimi duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Ukrainën.