Indonezia po heton prodhimin e paligjshëm të 109 ton ari, dyshohen ish-drejtorë

Indonezia po heton prodhimin e paligjshëm të 109 ton ari, dyshohen ish-drejtorë

XHAKARTA - Indonezia ka nisur një hetim penal për prodhimin e supozuar të paligjshëm të 109 tonë shufra ari në minierën shtetërore të arit Aneka Tambang (Antam) për 12 vjet.

"Gjashtë ish-drejtorë të përgjithshëm të Antam të ngarkuar me rafinimin dhe menaxhimin e metaleve të çmuara midis 2010 dhe 2022 dyshohen," raportoi sot gazeta Jakarta Globe.

Të enjten, prokurorët morën në pyetje ish-komisionerin Antam, i cili ishte në detyrë nga prilli 2014 deri në mars 2019, tha gazeta, duke cituar zëdhënësin e prokurorit të shtetit Harley Siregar, raporton Anadolia.