Incidenti me motrat Berisha – modelja shqiptare tregon gjendjen shëndetësore
Modelja shqiptare, Klea Prenga, ka treguar gjendjen e saj pas incidentit me motrat Berisha, Antonelën dhe Marielën.
Ajo pak javë më parë u sulmua nga motrat, pamje të cilat i ndau me ndjekësit në rrjete sociale.
E së fundmi, ka ndarë disa fotografi të tjera në Instagram ku shihet se gjendja e saj shëndetësore është stabile.
“Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses”, ka shkruar ajo.
Motrat Berisha ndërkohë janë shpallur në kërkim nga Policia e Shqipërisë.
Sipas informacioneve që janë zbuluar deri më tani, ato nuk figurojnë në ndonjë sistem dhe se nuk kanë dalë jashtë shtetit.
Po ashtu janë konfiskuar edhe makinat e tyre, me njërën prej të cilëve kanë qenë në restorant, e me tjetrën që kanë ikur.
View this post on Instagram