Hulumtimi: Gjatë ciklit, gratë reagojnë më shpejt dhe bëjnë më pak gabime

Hulumtimi: Gjatë ciklit, gratë reagojnë më shpejt dhe bëjnë më pak gabime

LONDËR – Gjatë ciklit menstrual, gratë reagojnë më shpejt dhe bëjnë më pak gabime, sipas hulumtimit më të fundit të Kolegjit Universitar të Londrës (UCL) dhe Institutit të Sportit, Ushtrimit dhe Shëndetit, i cili sfidoi supozimin se gratë janë më pak të afta gjatë kësaj periudhe.

241 burra dhe gra morën pjesë në hulumtim dhe u testuan dy herë, me 14 ditë diferencë, raporton Sky News dhe shton se nuk kishte dallim në mes të reagimeve dhe saktësisë së burrave dhe grave.

Në një studim të botuar në revistën Neuropsychology, studiuesit deklaruan se "një pjesë e madhe e grave besojnë se simptomat e tyre ndikojnë negativisht në aftësitë e tyre njohëse gjatë menstruacioneve, gjë që nuk është në përputhje me performancën e tyre aktuale".

Megjithatë, studimi zbuloi gjithashtu se midis ovulacionit dhe menstruacioneve, një periudhë e njohur si faza luteale, gratë shfaqin kohë më të ngadalta reagimi.

Një nga autoret e studimit, Flaminia Ronca, theksoi se studimi nuk ka matur koeficientin e inteligjencës, kështu që nuk mund të sugjerohet se gratë janë pak a shumë inteligjente në çdo fazë të ciklit menstrual.