Hiqni dorë nga Tesla dhe blini një Porsche elektrike - do të merrni deri në 4200 euro
Aseti i parë dhe në të njëjtën kohë më i fortë i Porsche në gamën e makinave të elektrizuara është Taycan.
Makina plotësisht elektrike është një nga të paktat që mund të përputhet me performancën me të cilën mburren makinat Tesla dhe shumë e perceptojnë atë aktualisht si një nga modelet më të mira elektrike në treg.
Taycan u rinovua së fundmi dhe tani është edhe më tërheqës, sipas kompanisë gjermane. Megjithatë, për të inkurajuar blerësit e mundshëm në Shtetet e Bashkuara që të zgjedhin makinën e tyre në vend të Tesla-s, Porsche ka nisur një iniciativë të re.
Qëllimi, të gjithë pronarët e Tesla Model S që duan të kalojnë në kampin e "kundërshtarëve" dhe të blejnë një Taycan, do të marrin një bonus prej 4500 USD (rreth 4200 euro) nga Porsche, shkruan Index.
Vërtetë, bonusi vlen edhe për të gjitha markat e tjera që prodhojnë makina elektrike, por është e qartë se kush është në shënjestër, veçanërisht në tregun amerikan, ku këto dy modele mbajnë primatin në segmentin premium të makinave elektrike.
Sipas Cars Direct, bonusi është i vlefshëm për të gjitha automjetet në stok, dhe shuma varet nga koha e mbetur e qirasë (leasing) dhe varion nga minimumi 1500 deri në maksimumin e përmendur prej 4500 USD.
E gjithë kjo ofrohet nga programi “Welcome to Porsche”.