Hamasi: Netanyahu po vendos pengesa në rrugën e bisedimeve për armëpushim

Hamasi: Netanyahu po vendos pengesa në rrugën e bisedimeve për armëpushim

GAZA - Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po vendos pengesa në rrugën e negociatave të armëpushimit mes bisedimeve të vazhdueshme që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës në Gaza, tha sot grupi palestinez Hamas.

Në deklaratën e sotme, Hamasi u bëri thirrje ndërmjetësve që të parandalojnë “manovrat dhe krimet” e Netanyahut, raporton Reuters.

Më herët sot, Netanyahu njoftoi katër kushte të panegociueshme për një armëpushim në enklavë, një prej të cilave përcakton se çdo marrëveshje e mundshme duhet "të lejojë Izraelin të kthehet në luftime derisa të arrijë të gjitha objektivat e luftës".