Haradinaj kërkon përballje me Kurtin: Eja ballafaqojmë listën e sukseseve të Qeverisë sime dhe të Kurtit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ftuar që të jetë pjesë e një debati publik mes tij dhe kryeministrit aktual, Albin Kurti.
Sipas Haradinaj, kjo thirrje për përballje mes tij dhe Kurtit është të diskutohen arritjet kryesore të qeverisë Kurti dhe Haradinaj.
Haradinaj ka listuar arritjet e tij gjatë Qeverisjes Haradinaj si ato të rikthimit të energjisë elektrike, ligjet për ushtri apo edhe statuti i Trepçës.
“Propozoj të ballafaqohem me listën e sukseseve të Qeverisë Haradinaj të asaj kohe dhe Qeverinë Kurti. Pavarësisht që qeveria Haradinaj kishte më pak se dy vjet qeverisje. Kurti ka thuaja katër vite. Do të shihni se sa është ndryshimi i listës së sukseseve të asaj qeverie dhe kësaj”, tha ai në “Debat Plus”.
“Vetë fakti mungesa e prodhimit të energjisë elektrike në atë kohë dhe që ne kemi kthyer prodhimin menjëherë, ishte sukses i madh. Ishim pjesë përbërëse e transmisionit të lartë të Serbisë, kemi bërë Ligjet për Ushtri, Statutin e Trepçës etj., janë kryer shumë punë në këtë vend Cilat punë i kreu kjo qeveri?”, deklaroi Haradinaj.