Hamza takohet me Clark: Kosova është shtëpi e çdo amerikani
Kryetari i komunës së Mitrovicës, tash edhe kandidat për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, sot është takuar me gjeneralin në pension, Wesley Clark.
Hamza e ka quajtur atë “heroi më i madh amerikan i Kosovës”.
Postimi i plotë:
Në mëngjesin e kësaj të diele e prita heroin e madh amerikan të Kosovës, gjeneralin Wesley Clark. Duke e ndier thellësisht dhimbjen tonë, duke e parë sakrificën popullore për liri, gjenerali Clark në vitin 1999 ishte shpresë e besim për ne se liria e paqja po vinin.
Në qershorin e vitit 1999, bashkë e fituam lirinë. Në këtë qershor, 25 vjet pas, jemi bashkë e do të jemi gjithmonë, sepse e përjetshme është mirënjohja për gjeneralin, për ushtarët dhe gjithë popullin amerikan.
Ne, duke e nderuar të kaluarën e kemi ndërtuar të tashmen dhe po e krijojmë një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët tanë, pa dallime, gjithandej Kosovës. SHBA-ja dhe miqtë ndërkombëtarë, ata që nuk na braktisën kurrë, janë hisedarët kryesorë të sukseseve në 25 vjet liri dhe 16 vjet pavarësi.
Kosova është shtëpi e çdo amerikani!