Hailey Bieber tregon procedurën si të bëni një grim të shpejtë dhe të thjeshtë
Hailey Bieber, që njihet për thjeshtësinë e saj në grim, ka ndarë një video në TikTok një grim të thjeshtë dhe minimal.
Kjo procedurë do t’ju ndihmonte që ta aplikoni lehtësisht edhe ju, e sidomos nëse jeni për ngut.
Influencerja e nisi grimin me një korrektor, të cilin e aplikoi minimalisht në disa pjesë të fytyrës.
@haileybieber been doing my makeup in the car a lot these days. heres my lil go to routine ???? @rhode skin ♬ BIRDS OF A FEATHER - Billie Eilish
Me të përfunduar korrektorin, Hailey vazhdoi më pas me vendosjen e blushit (me nuancë rozë) dhe këtë produkt e vendosi në faqe dhe në hundë.
Pasi përfundoi këto dy procedura, influencerja i bëri një krehje të lehtë të vetullave dhe vendosi pak pudër ‘baking’ në rrathët poshtë syve.
Të gjithë grimin e fokusoi tek buzët, ku përdori tre produkte për të marrë rezultatin e dëshiruar.