Hailey Bieber dhe Kylie Jenner aprovojnë trendin më lozonjar të thonjve
Nuk duhet të jetë për t’u habitur që kjo tendencë e lezetshme e thonjve duket se po rritet mes dy mikeve
Kur bëhet fjalë për manikyrët e verës, Kylie dhe Hailey janë mjeshtre të dizajneve dhe formave të veçanta.
Me sa duket, këtë sezon ato janë të dyja në një mendje, për sa kohë që kanë zgjedhur modele thonjsh thuajse identike.
Përmes fotove dhe videove të postuara në Instagram nga estetistja e njohur e VIP-ave, Zola Ganzorigt, duket se të dy të famshmet janë koordinuar për dizajnin më yll të momentit.
Bieber ka preferuar një temë të ngjashme me produktet që fermerët shesin në treg, duke i mbajtur thonjtë plotësisht neutralë, shoqëruar me imazhe të vogla të pikturuara të një karote, qershie etj.